“Marrëveshja e turpshme”, Presidenti Meta: 17 maji, dita më e errët e pluralizmit politik

0
11
Gjigandi

17 maji, dita me e erret e pluralizmit politik. Marrëveshja e turpshme dhe tinëzare, në errësirë, tashmë është ekspozuar para dritës së diellit. Pjesë e marrëveshjes, djegia e mandatave dhe largimi 100% i opozitës nga pushteti vendor.

Ishte pjesë e asaj marrëveshjeje që t’i lehtësohet puna qeverisë përmes parlamentit të kapur 100% por të kaluar me nxitim dhjetëra koncesione korruptive, pronë e popullit shqiptar si dhuratë për një grup oligarkësh, po kështu shembja e teatrit.

Shitja e zgjedhjeve të 25 prillit të pushtetit prej kohësh madje duke prishur në heshtje marrëveshjen, bojkoti i reformës në drejtësi ishte pjesë e marrëveshjes, që lehtësoi kapjen e drejtësisë së re nga gryka nga qeveria aktuale, pasojat janë të njohura nga të gjithë bllokimi i integrimit evropian dhe shpopullimi dramatik i vendit që nga vendosja e demokracinë dhe zhytja në borxhe.

Nuk duhet ta harrojmë asnjëherë 17 majin, 17 maji i vitit tjetër do të jetë diçka tjetër, nuk duhet ta harrojmë asnjëherë atë marrëveshje kundër të drejtave bazike të qytetarëve shqiptarë, kush përfitoi, një grusht oligarkësh, kush u dëmtua familja e thjeshtë, shtresa e mesme dhe më e varfra që u dërrmua fare”

, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu