Marcelo do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2019/20 në La Liga për shkak të një dëmtimi të aduktorit të tij të majtë.
Mbrojtësi i majtë brazilian pritet të mungojë për rreth tre javë dhe Los Blancos shpresojnë ta kenë gati për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt më 7 gusht.
“Pas testeve të kryera sot në Marcelon nga Shërbimet Mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve të tij të majtë të aduktorit”.
“Shërimi i tij do të vazhdojë dhe do të vlerësohet”, thuhet në deklaratën e Real Madridit.
Marcelo këtë sezon ka humbur vendin si startues, pasi Ferland Mendy është pëlqyer më shumë nga Zinedine Zidane.