Nuk u bë zhurmë kur Casemiro arriti në Real Madrid në vitin 2013.
Gjërat ishin ndryshe atëherë, por tani ai luan rol jetik në ekipin madrilen – duke bindur drejtuesit për rinovimin e kontratës deri në vitin 2023, e nënshkruar disa muaj më parë, raporton Marca.
Braziliani është i padiskutueshëm në formacionin startues dhe është një nga lojtarët kryesor të Zinedine Zidane.
Gjatë edicionit 2019/20, Reali ka bërë përpjekje për të rinovuar kontratën e tij, por asgjë nuk dihet sepse klubi ka vendosur të mos e bëj publike zgjatjen e kontratës së tij.
Casemiro ka 229 paraqitje totale me klubin mbretëror.