Manchester United po përgatitet të shesë Paul Pogba-në këtë verë.
Daily Star ka shkruar se Djajtë e Kuq do të informojnë PSG-në që të bëjë gati 145 milionë euro nëse duan ta marrin Pogba.
Kampionët e Francës kanë kohë që interesohen për mesfushorin, me këtë të fundit që thuhet se i pëlqen ideja që të bashkohet me PSG-në, që do t’i ofronte një rrogë prej 448 mijë eurosh në javë.
Sipas së përditshmes angleze, Pogba ka dëshirë të luajë me Mbappe dhe Neymar.
Për kampionin e botës flitet për një largim nga Old Trafford që nga vera e kaluar, pasi ai pranoi se është në kërkim të një “sfide të re”.