Man Utd nuk merr më shumë se një pikë përballë West Hamit

0
Gjigandi

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë përballë West Ham United, duke barazuar 1:1 në ‘Old Trafford’, në ndeshjen e xhiros së 37-të.

Michail Antonio në minutën e 45’, i dha West Hamit epërsinë 0-1, duke shënuar nga penalltia.

Manchester United barazoi në fillim të pjesës së dytë, nëpërmjet talentit Mason Greenwood.

Vazhdimi i ndeshjes nuk solli gola, me Manchester United dhe West Ham që ndanë pikët.

Manchester United me këtë barazim, ka rrezikuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi në xhiron e fundit luan në udhëtim te Leicester City.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu