Manchester United nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho. Javën e fundit ishin drejtuesit e ekipit verdhezi që deklaruan se nuk do të largonin nga skuadra futbollistin, por kjo nuk ka penguar “Djajtë e kuq” që të vazhdojnë bisedimet.
Ata janë në bisedime me menaxherin e Sanchos. Anglezët e duan me patjetër talentin e “3 Luanëve” për t’i besuar çelësat e sulmit të skuadrës.
Gazetari Fabrizio Marone shkruan në Twitter se ishullorët nuk kanë asnjë problem. Ata janë gati të paguajnë për lojtarin dhe nuk i druhen aspak kontratës së gjatë të Sanchos.