Maliqi shpërthen ndaj Ramës: Hiqu si sulltan por përfundimin do e kesh si hajvan

0
Gjigandi

Deputeti i opozitës së re parlamentare Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi rëndit premtimet e kryeministrit për legalizime e shëndetësi falas, 300 mijë vende pune, ulje taksash, të cilat sipas tij nuk janë mbajtur.

Sipas tij, Rama hiqet si sulltan dhe endërron të bëhet titan po përfundimin do e ketë si hajvan.

Postimi i Maliqit në Facebook

”Karnavali Rilindas ne qiellin e shtatë me aktim,nashtrim e tradhëti… Nje thenie e vjeter angleze (mqse Ramziu dhe Vuçiç kishin këshilltar ish Kryeministrin Anglez Tony Blair per ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi ne bashkepunim me Thaçin) per mashtruesit thote; Liar Lian pants on fire; duket se i pershtatet E(d)Rames ne shqip; genjeshtar o genjeshtar te moren poturet zjarr.

RonaTyra

Karnavali Rilindas, me poturet magjepsese, Tepsin, timonin, premtimet per legalizime dhe shendetesi falas, rend per 100 dite, 300 mije vende pune, rritje pagash, investime, ulje taksash etj, u duk ne fillimet e veta mè modern se edhe vete aparencat e tij. Por si tek perralla e Andersenit; mbreti lakuriq, poturet nuk i sollen fat…

Çpopullimi, varferia, pasiguria, papunesia, krimi, korrupsioni, droga, babezia, zaptimi i institucioneve, zgjedhjet moniste lokale, vendi pa gjykate kushtetuese dhe te larte, percarja e shqiptareve, studenteve, artisteve, gazetareve, burgosja e te varferve, rritja e taksave, dyfishimi i borxhit publik, paniku, terrori ne popull, parlamenti i kapur, shembja e Teatrit Kombetar, pasurimi i Oligarkeve e bandave, shthurja dhe amoraliteti qeveritar dhe i administrates Rilindase , u shoqeruan nga vjedhjet e

Ikonava, milionat e eurove, qejfet, mekatet, mallkimet, tradhetia, pabesia, amoraliteti, mosmirenjohja dhe aktrimi i peshtire .Qesh gruaja e Bilalit edhe pak, vishu si karnaval, hiqu si Sulltan, enderro te behesh Titan por perfundimin do e kesh si hajvan. Ne fund te perralles mbreti bridhte lakuriq dhe u be gazi botes, tepke si hajvani yne.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu