Paolo Maldini mund të qëndrojë në Milano, por në një rol të ndryshëm me postin e tij aktual të drejtorit teknik, raportohet.
Maldini u promovua në drejtor teknik verën e kaluar, por fuqitë e tij do të përvetësohen nga shefi i Red Bull, Ralf Rangnick.
Në vend që të shpëtoj prej tij plotësisht, Il Giornale shkruan CEO Ivan Gazidis së fundmi foli me 52-vjeçarin në lidhje me marrjen e një pozicioni të ndryshëm në hierarkinë e klubit.
Para drejtorit teknik, Maldini ishte drejtori i Milanit për strategji dhe zhvillim sportiv, duke punuar nën Leonardo për një sezon.
Ndërkohë, gazeta pretendon se ardhja e Rangnick mund të jetë një problem për qëndrimin e tjj për shkak se Maldini mund të mospajtohet me postin e ri.