Kjo eshte fotoja e aksidentit te rende me pasojë vdekjen qe është shënuar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve.
Drejtuesi i mjetit tip Alfa Romeo ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është lënduar D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.
E rëndë në Shkodër, makina përplas dy kalimtarë në trotuar, vdes 28-vjeçarja