Pamjet brenda banesës Josifi, vendi vajza u dergj e vdekur prej 15 muajsh

0
Gjigandi

Janë publikuar pamjet brenda banesës së familjes Josifi në Kombinat të Tiranës, atje ku nënë e bijë u vetflijuan, ndërsa vajza tjetër i shpëtoi tragjedisë.

Abcnews ka përcjellë pamjet në brendësi të banesës ku 15 muaj më parë ndërroi jetë Anisa Josifi, e reja e cila u mbajt në këtë shtëpi nga e ëma dhe e motra, me shpresën se do të ringjallej krah Jezu Krishtit në parajsë.

Ky është dysheku në të cilën është dergjur prej mëse një viti trupi i vdekur i vajzës, i cili kur u gjet nga hetuesit ishte mumifikuar për shkak të garzave, çarçafëve dhe lëngjeve me të cilat ishte lyer prej nënës së saj Zhaneta dhe të motrës Blerina.

Këto janë pamjet brenda banesës ku ndodhi tragjedia.

Autoritetet kanë shkuar për të nxjerrë nga jashtë mobiliet si dhe për të kryer një dezinfektim të të gjithë banesës, dyert e të cilës mbajtën mbi 1 vit një vajzë të vdekur dhe për disa ditë, viktimën e rradhës, Zhaneta Josifin.

RonaTyra

Këtë të hënë ka folur për herë të parë e mbijetuara e vetme e tragjedisë, Blerta, e cila pavarësisht dhjetëra ditëve pa ushqim, arriti t’i mbijetojë ngjarjes së paprecedentë në këto 30 vite histori të demokracisë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu