Lopët e hedhura në det nga uragani Dorian gjenden gjallë

0
42
Gjigandi

Tre lopë të hedhura në det nga Uragani Dorian janë gjetur gjallë, pasi siç duket kanë notuar për disa milje.

Lopët jetonin në ishullin Cedar por u zhdukën në shtator pas uraganit të fuqishëm që përfshiu vendin.

Mendoheshin se kafshët kishin ngordhur. Por ato u gjetën në parkun Cape Lookout National Seashore.

Ndërkohë zyrtarët po përpiqen ti kthejnë në shtëpi. Zyrtarët thanë se lopët mund të kenë notuar për 8 km.

Stafi i parkut vuri re lopën e parë në North Core rreth një muaj pas stuhisë ndërsa dy lopët e tjera u gjetën në dy javët e kaluara.

Kafshët janë me fat që nuk u mbytën në Atlantik, gjë që u ndodhi disa kuajve të egër.

Uragani Dorian u përplas në ishujt Outer Banks në Karolinën e Veriut në fillim të shtatorit, si një stuhi e kategorisë së parë duke rrënuar vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu