Shpeshherë thuhet se fatit të shkruar nuk i shpëton dot askush! Rasti konkret dhe tragjik vjen nga Brazili, atje ku ka ndërruar jetë lojtari i Independente Futebol Clube, Kaio Felipe.
Mbrojtësi 21-vjeçar ndodhej në shtëpi për shkakun e Koronavirusit për të qendruar i izoluar dhe për t’u mbrojtur nga pandemia.
Por në një moment vendosi të dilte nga shtëpia, për ta shtyrë paksa më ndryshe kohën. Duke marrë një balonë vendosi që ta ngrinte në lartësi sa më të madhe, por ajo do të godiste një linjë të tensionit të lartë që iu kthye menjëherë, për të gjetur vdekjen në vend.
Padyshim një aksident tragjik që dje ka goditur gjithë botën e futbollit në Brazil, pasi bëhet fjalë për një lojtar të ri në moshë.