Liridon Leci ishte i pezulluar nga Drita deri në përfundim të kontratës

0
Gjigandi

Liridon Leci i ka dhënë fund aventurës tre-vjeçare me Dritën së fundmi pas një mosmarrëveshje me trajnerin e skuadrës, Ardian Nuhiu si dhe me drejtorin sportiv, Valon Zymberi.

Pas tri vitesh me Dritën, skuadër me të cilën fitoi titullin e kampionit si dhe Superkupën e Kosovës, Leci i ka ndarë rrugët me klubin gjilanas në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në mbrëmjen e së dielës, në një emision televiz, Leci e pranoi publikisht se nuk është më pjesë e Dritës së Gjilanit, derisa ka akuzuar rëndë Nuhiun dhe Zymberin për çasjen ndaj tij.

Mosmarrëveshjet duket se dolën në pah para ndeshjes Llapi – Drita, e zhvilluar para disa javësh në kuadër të Superligës së Kosovës, ku Leci nuk u përfshi në 11-shen startuese të skuadrës së trajnerit shkujan.

Nga ana tjetër, media mëson se Leci ka qenë i pezulluar te Drita deri në fund të kontratës me Dritën, e cila i skadonte në fund të këtij edicioni.

RonaTyra

Ndryshe, 35-vjeçari i lindur në Prishtinë është njëri ndër futbollistët me përvojën më të madhe në futbollin e Kosovës.

Përveç karrierës së bujshme në Kosovë me FC Prishtinën, Hajvalinë dhe Kosovën e Prishtinës, ai ka luajtur edhe në Shqipëri si dhe në Suedi.

Në Shqipëri, Leci ka luajtur me skuadra si Elbasani, Flamurtari i Vlorës, Besa e Kavajës, Vllaznia dhe Kastrioti.

Ndërsa, në Suedi ka luajtur te skuadrat si Kalmari dhe Landskrona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu