Lippi: Futbolli është industri, duhet të rifillojë patjetër

0
Gjigandi

Duke folur për “Radio Deejay”, ish-trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, foli për rifillimin e Serie A:

 “E tashmja që po përjetojmë është situatë delikate. Drejtuesit vazhdimisht na thonë se duhet të jemi të bashkuar, por të gjithë mendojnë për pjesën e vet, si politikisht, ashtu edhe shkencërisht. Jemi në vitin 2020, shkojmë edhe në Mars, por nuk jemi në gjendje të gjejmë një vaksinë për virusin. Situata e futbollit? Sigurisht që duhet të fillojmë përsëri. Autoritetet na thonë prej një kohe të gjatë se duhet të jetojmë me virusin, kështu që pse nuk mund të fillojë futbolli përsëri.

Tani virusi e ka humbur fuqinë, nuk është më si dy muaj më parë, kur na përfshiu një cunam i vërtetë.

Problemi mund të menaxhohet në një mënyrë tjetër, spitalet mund të organizohen. Pse nuk duhet të riffillojë futbolli? Ka një demagogji mbresëlënëse për futbollin. Futbolli mund të të pëlqejë ose jo, por ai i nivelit profesional është industri dhe duhet të trajtohet si e tillë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu