Synon të përballet me Joshuan dhe me Furyn

0
Gjigandi

Bullgari Kubrat Pulev po bëhet gati për “luftë” në meçin për titull të botës me Anthony Joshuan. Më pas të gjitha rrugët qojnë te një përballje e Pulevit me Tyson Furyn, beson menaxheri i boksierit bullgar, Ivalyo Gotsev.

Kundërshtari i detyrueshëm në versionin IBF është kundërshtari i ardhshëm i kampionit të kategorisë së rëndë në boksin profesionist, Joshua. Lokalitete në Britani të Madhe, Lindjen e Mesme, Kinë dhe Kroaci po konsiderohen për meçin e vlefshëm për titull në versionet WBA, IBF dhe WBO.

Në të vërtetë është duke u diskutuar për një përballje britanike në mes të Joshuas dhe Furyt, që mban titullin në versionin tjetër të madh të boksit profesionist. Por Gotsev beson se Pulev do të realizojë synimin e tij.

“Ekziston një histori me Kubratin dhe boksierët nga Britania e Madhe. Ai ka mposhtur disa boksierë nga Britania”, ka thënë Gotsev për Sky Sports.

“Ai ia mbylli gojën Derek Chisoras, pasi ai fliste shumë. Ishte gjë e madhe. Më pas mposhti një tjetër Fury, kushëririn e vogël, që ishte po ashtu gjë e mirë. Ishte lufta që e bëri sfiduesin e parë për Joshuan, një tjetër kampion britanik. Kështu që ka një lidhje këtu”, ka shtuar Gotsev.

RonaTyra

“Kubrati kundër Mbretërisë së Bashkuar”.

Kjo i pëlqen menaxherit të boksierit bullgar.

“Le të merremi me Joshuan së pari. Më i miri le të fitojë dhe më pas ne do të shikojmë për opsionet me Tyson Furyn. Sido që të jetë, të gjitha rrugët qojnë te Fury. Unë mund të them këtë, pasi mendoj se ai ka treguar se është prej më të mëdhenjve këtu, nëse jo më i madhi. Ai është i duhuri. Do të ishte kënaqësi të përballemi me kampionët britanikë, njërin pas tjetrit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu