Ju të gjithë e njihni debatin e viteve të fundit të nënave të reja – edhe frikën, edhe dyshimin: lindje natyrale apo lindje cezariane? Cila është më e shëndetshme për nënat? Çfarë i ndodh trupit të një gruaje pas lindjes natyrale e të tjera pikëpyetje që mjekët, por edhe vetë nënat e reja, e kanë të vështirë t’u japin një përgjigje të prerë gjithmonë.
Nëse do pyesni gjyshet, ato e kanë të qartë: vajzat e sotme, ato që presin të bëhen nëna, janë dembele, ndaj edhe nuk e diskutojnë shumë temën “lindje natyrale apo cezariane”. Zgjedhin të dytën si punën më të thjeshtë, edhe pse nënat e tyre mbeten gjithmonë partizane të një lindjeje natyrale. Pa dyshim, kur kjo e fundit është e mundur.
Marjana Kondit i ka ndodhur një situatë e ngjashme me vajzën e saj, Suana, para se ajo të sillte në jetë vajzën, Azia. E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Marjana tregoi se, para lindjes, ajo kishte diskutuar disa herë me të bijën për lindjen natyrale, por ajo e kishte vendosur që do të lindte me operacion: “Sado që u përpoqa t’ia ndryshoja mendjen për lindje natyrale, ajo e kishte vendosur që të lindte me opracion”, – tregoi Marjana.
Megjithatë, kur erdhi çasti i lindjes, Suana u përball me të njëjtën mjeke që kishte pritur Mian e Rudina Magjistarit.
Në momentin që mami Sui do lindte në spital, kishte vendosur që do të lindte me operacion. Edhe unë kisha shumë kohë që në asnjë mënyrë nuk duhet, si çdo nënë duhet të lindësh vetë, me lindje natyrale. Jo po dua, jo po s’dua dhe kur shkojmë në spital, gjëja e parë që i tha mjekes, menjëherë i tha që dua ta bëj me operacion dhe ishte e vendosur për këtë. Në fakt, unë në mënyrë absolute nuk doja, edhe doktoresha i tha, “po mirë, si do ta bësh me operacion kur Rudina Magjistari ka bërë lindjen më të mrekullueshme, që unë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam parë kurrë lindjen që ajo ka bërë…
Siç tha Marjana më tej, kaq u desh që Suana të ndryshonte mendje dhe të sillte në jetë vajzën e saj përmes lindjes natyrale. Mblodhi forcat dhe mori kurajë nga fjalët që i tha mjekja për Rudinën: “Dhe vajza e pyeti: Rudina ka lindur në mënyrë natyrale? Po, i tha ajo dhe ka qenë një lindje fantastike, një bashkëpunim i mirë mes meje dhe Rudinës dhe lindja e saj ka qenë një ndër lindjet më të bukura, që unë kam kaq vite punë këtu”.
Pasi përshëndeti mjeken e saj, drejtuesja e programit konfirmoi se lindja e saj ka qenë vërtet shumë e mbarë. Që paska qenë frymëzim për Suanën, për të ishte një lajm shumë i bukur: “Më emocionon tani që ma thua se e kujtoj edhe unë me shumë emocion atë moment.”
Aktorja e njohur e humorit rrëfeu për raportin e ngushtë që ka me mbesën e saj dhe ndau me publikun ekuilibrin që ruan me fanatizëm mes shtëpisë, punës, ekranit dhe të qenit gjyshe.