Limani: Titulli i 3-të në histori të Dritës, e i dyti për mua! Titulli i dedikohet ‘Intelektualëve’

0
Gjigandi

Drita nga Gjilani është në festë! Skuadra e Dritës është kampion i ri i Kosovës, titulli i tretë në histori të këtij kolektivi.  Drita siguroi titullin një javë para përmbylljes së edicionit të sivjetshëm në elitën e futbollit të Kosovës.  

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani,  është i lumtur që arritën një sukses të madh, titullin e kampionit dhe në kohë të pandemisë po ashtu e kanë siguruar edhe biletën për në garat kualifikuese të Champions League!

“Titulli i 3-të në histori, e i dyti për mua me fanellën e Dritës, padyshim një sukses që shumë kush e ka pritur, ashtu siç e kemi pritur ne futbollistët dhe stafi. Ka qenë kampionat shumë i vështirë sepse konkurrenca ka qenë e jashtëzakonshme. Pra, vetëm dy xhiro para përfundimit e kemi fituar titullin!”, tha Limani për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

Kapiteni i Dritës, titullin ia dedikon tifozëve “Intelektualëve”, të cilët i dhanë zemër skuadrës në çdo sfidë.  

“Titulli i dedikohet posaçërisht ‘Intelektualëve’, sepse ata në forma të ndryshme kanë tentuar që edhe në kohë pandemie të na përkrahin, ani pse kushtet ishin minimale. Ata kanë qenë frymëzimi ynë më i madh!”, tha më tej Limani. Pas humbjes me rezultat 2:0 nga rivali i përbetuar Gjilani, a keni besuar se do ta fitoni titullin?

RonaTyra

“Ne kemi besuar vazhdimisht. E dinim se jemi në pozitë më të mirë se kundërshtarët tanë dhe në fund ia dolëm!”,  thotë kapiteni Limani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu