Lewandowski, humbësi më i madh pas anulimit të ‘Topit të Artë’

0
Gjigandi

Nuk do të ketë fitues të “Topit të Artë” në vitin 2020 për shkak të gjendjes së shkaktuar në futboll nga pandemia koronavirus, ka njoftuar France Football.

France Football – revista prestigjioze franceze që e ndan këtë çmim – ka thënë se nuk do ta ndajë këtë çmim për këtë vit sepse nuk ka pasur kushte mjaftueshëm të drejta për të vendosur se kush e meriton atë.

Lionel Messi gjashtë herë dhe Cristiano Ronaldo, portugezi i cili e ka fituar atë pesë herë në karrierë, pritej të ishin sërish në garë për këtë çmim këtë vit, por me konkurrencë të fortë nga Robert Lewandowski i Bayern Munich dhe Kevin de Bruyne i Manchetser City.

Madje Lewandwski i Bayern Munich ishte favorit deri më tani sipas disa statistikave.

Ai ka pasur sezon ëndrrash, më të mirin në karrierë dhe është rrugës së mirë për ta fituar Këpucën e Artë pasi ka shënuar më së shumti gola në Evropë, më shumë edhe se Messi dhe Ronaldo.

RonaTyra

Leëa ka shënuar 51 herë në 43 paraqitje – shifra vërtetë mbresëlënëse që e shtynin atë të ëndërrojë madje edhe për “Topin e Artë”.

Por kjo ëndërr do të mbetet tani per tani vetëm ëndërr.

Topi i Artë – çmimi më prestigjioz individual për futbollistë – është ndarë që prej vitit 1956.

Fitues i tanishëm i këtij çmimi është Lionel Messi i Barcelonës, që vitin e kaluar e fitoi atë për herë të gjashtë rekorde në karrierë.

Megjithatë, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme në të cilët po jetojmë sot, është vendosur se nuk është e drejtë ta zgjidhet futbollisti më i mirë në botë duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat futbolli është duke u luajtur këtë vit.

Kjo nënkupton se Messi do ta mbajë këtë çmim për edhe 12 muaj të tjerë.

France Football shkroi në uebsajtin e vet: “Në rrethana të jashtëzakonshme, në kushte të jashtëzakonshme. Për herë të parë në historinë e vet, e cila nisi më 1956, Topi i Artë nuk do të ndahet në vitin 2020, për shkak të mungesës së kushteve mjaftueshëm të drejta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu