Legjenda e futbollit, Faruk Domi: Urime ‘Bota sot’, jeni të shpejtë dhe në kohën e duhur

0
Gjigandi

Legjenda e futbollit të Kosovës, Faruk Domi, uron 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Faruk Domi vjen nga një familje e artë sportistësh, që i dhanë dhe i japin shumë futbollit dhe sportit në përgjithësi të Kosovës. 

Domi ka qenë prej futbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova dhe në vitin 1983-1984 ka qenë edhe pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, të kohës së kapitenit Fadil Vokrri, pastaj Fadil Muriqit, i ndjeri Faton Domi etj. kur garonin në ligën e parë ish jugosllave. 

KF Prishtina: në këmbë Rama, Shujica, Faton Domi,Shengyli, Mehinoviq, Gruevski. Ulur: Faruk Domi, Muriqi, Vokrri, Cana dhe Batroviqi – 1983-1984

RonaTyra

“Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të gazetës së parë të pavarur gjithëkombëtare  ‘Bota sot’ pranoni urimet më të sinqerta për këtë përvjetor të rëndësishëm. Ju përgëzoi në radhe të parë për informacionet e sakta, të shpejta dhe në kohën e duhur në të gjitha sferat e shoqërisë sonë në veçanti në lëmin e sportit pjesë e së cilës jam edhe unë. Suksese te mëtejme”, uron Domi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu