Lazio është klubi Italian që ka këmbëngulur më shumë për rifillimin e sezonit,

0
Gjigandi

Mosmiratimi ende i datës për rifillimin e stërvitjes në Serinë A, ka bërë që drejtuesit e Lazios të shpërthejnë në kritika, ndërsa ditën e djeshme Drejtori Sportiv Ilgi Tare sulmoi ministrin e sporteve dhe klubet e Interit e Juventusit.

Sot ka qenë radha e mbrojtësit Francesco Acervbi, që në një deklaratë për mediat të shprehet i befasuar me faktin që ende nuk është miratuar rinisja e stërvitjes, ndërsa ka mbajtur të njëjtën linjë me klubin bardhekaltër.

“Sinqerisht kam mbetur i befasuar nga vendimi i qeverisë për të mos lejuar akoma nisjen e stërvitjes dhe këtë e them në emrin tim, por edhe të të gjithë sportistëve. Futbolli është një sport, por edhe një industri, që dëmtohet shumë nëse nuk rifillon shpejt. Koha kalon dhe tani duhet të nxitojmë, pasi më vonë do të jetë e pamundur që të rifillojë kampionati. Unë nuk e kuptoj se si mund të lejohen njerëzit të bëjnë xhiro në parqe dhe të mos lejohemi ne të stërvitemi në ambiente të pastruar deh dezinfektuara me kujdes”, tha Acerbi.

Lazio është klubi Italian që ka këmbëngulur më shumë për rifillimin e sezonit, ndërsa ditën e djeshme Tare bëri apel që edhe skuadrat e Interit e Juventusit, të marrin një pozicion në këtë çështje dhe të shprehen publikisht nëse janë pro vijimit të sezonit apo për ta ndërprerë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu