Napoli, Paris Saint-Germain dhe Hebei Fortune.
Janë këto skuadrat e fundit që kanë pasur mundësinë të shijojnë aftësitë e Ezequiel Lavezzi para se argjentinasi të vendoste të tërhiqej në fundin e 2019-ës.
Tani, sipas Clarin, ekziston mundësia që edhe Rosario Central të ketë mundësinë të shijojë fantazinë e sulmuesit. Nga sa mësohet, Lavezzi mund të nënshkruajë një kontratë me klubin argjentinas.
Një nga arsyet që mund ta shtyjnë 35-vjeçarin të kthehet në fushë është djali i tij. Tomas Lavezzi, në fakt, duket se po e shtyn Pochon të kthehet të luajë për skuadrën e tij të zemrës.
Një vendim që duket se do të gëzonte edhe trajnerin e ri të skuadrës Kily Gonzalez. Gjithsesi, në fillim klubi do të donte të testonte gjendjen fizike të Lavezzi-t pas ndalesës së gjatë.