Lautaro këshillohet që t’i bashkohet Barcelonës sa më parë

0
Gjigandi

Një nga ish-mentorët e Lautaro Martinez ka këshilluar sulmuesin të largohet nga Interi dhe të bashkohet me Barcelonën.

Adrian Ruben Fernandez është Presidenti i futbollit të të rinjve në Racing Club dhe ishte një figurë e rëndësishme në zbulimin e potencialit të argjentinasit, para transferimit të tij prej 22.7 milionë eurosh në Inter në verën e vitit 2018.

“Ai ishte një djalë shumë i zgjuar, i përqendruar dhe i përulur,” ka thënë ai për Diario Sport.

“Lautaro gjithmonë e dinte që dëshironte të ishte një futbollist profesionist. Ai bëri gjithçka të mundshme për ta arritur atë dhe kurrë nuk e humbi vëmendjen për objektivin e tij të madh”.

“Ai refuzoi një ofertë nga Real Madridi sepse ne biseduam me njerëzit që e duan Racing dhe ata që janë përgjegjës”.

RonaTyra

“Ne i thamë se gjëja më e rëndësishme për të në atë kohë ishte të rrinte me ne, të debutonte me Racing dhe të kalonte kohën më të mirë këtu”.

“Për fat të mirë ai na dëgjoi dhe ai bëri debutimin e tij zyrtar në ligë më 31 tetor 2015, si 18 vjeç, duke zëvendësuar Diego Militon”.

“E vërteta është se në Itali, Lautaro po tregon gjithçka që ne mendojmë se mund të japë. Ai na befasoi dhe akoma na befason çdo ditë sepse gjithmonë po përmirësohet dhe, pavarësisht se është kaq i ri, ai tashmë veçohet si një sulmues i kalibrit të lartë”.

“Ai ka të gjitha karakteristikat e njëjta si [Sergio] Aguero. Unë besoj se ai po ndjek rrugën e Agueros dhe se ai do të vazhdojë të ketë një karrierë të suksesshme si Kun”.

Duke pasur parasysh këtë, Fernandez atëherë u pyet nëse argjentinasi duhet të luante me Lionel Messi në treshen sulmuese të Barçës.

“Unë e di se gjithçka do të shkojë shumë mirë për të në Barcelonë duke luajtur përkrah Messit dhe që Lautaro do të jetë një zëvendësim i shkëlqyeshëm për Luis Suárez”.

“Ai është trashëgimtari ideal, ai ka aftësi barbare dhe Barça do ta lejojë atë të zhvillohet si një futbollist dhe si një njeri”.

“Unë do t’i thosha të shkojë dhe të luajë me futbollistin më të mirë në botë, i cili është ende vetëm 32 vjeç dhe ka 3-4 sezone të tjera përpara tij”.

“Duke qenë shoku i skuadrës së Messit në Barcelonë do të përfitonte më së miri prej tij dhe do t’i ndihmonte ata të ishin në harmoni të përsosur edhe për Argjentinën”.

“Lautaro dhe Leo mund të arrijnë ta kuptojnë njëri-tjetrin në mënyrën më të mirë në fushë”, ka shtuar ai më tej.

Në këtë verë, gjasat janë të mëdha që Barcelona të transferojë sulmuesin nga Interi, por që këta të fundit duan dy lojtarë dhe para për kartonin e tij. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu