Aymeric Laporte ka dhënë mendimin e tij mbi atë se kush është trajneri më i mirë në botë.
Qendërmbrojtësit francez, Laporte, ka zbuluar preferencat e tij kur është puna te trajnerët e futbollit.
Mbrojtësi francez, i cili punon nën urdhrat e Pep Guardiolas te Manchester City e më parë kishte punuar me Marcelo Bielsa tek Athletic Bilbao, sheh pikërisht këta të dy si më trajnerët më të mirë në botë.
“Mendoj se ata të dy janë trajnerët më të mirë në botë”, ka thënë Laporte, transmeton lajmi.net.
“Janë të ndryshëm, por ata dinë gjithçka për futbollin – gjëra të ndryshme, por dinë gjithçka”, ka shtuar francezi.
Laporte kalonte te Manchester City pas një aventure të mirë me Bilbao. Lojtari ishte pjesë e skuadrës së ‘Citizens’ që korri suksese të mëdha në sezonin 2018/19.