LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Burrel – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Burrelit, duke mbetur i plagosur. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i personit të plagosur, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

I plagosuri është dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal të Burrelit nga një mjet privat ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Ndërsa lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia ende nuk ka nxjerr një njoftim zyrtar për të dhënë më tepër detaje mbi shkaqet dhe rrethanat në të cilat dyshohet paraprakisht se ka ndodhur ngjarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu