LAJMI I FUNDIT/ Aksident tek Rruga e Kavajës, përplasen dy motorra, dy të plagosur – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

  Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek “Rruga e Kavajës”. Dy motorë janë përplasur kokë më kokë dhe të dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur. Një dëshmitar ka vënë në dispozicion dhe imazhet nga aksidenti, ndërsa ka rrëfyer se njëri prej drejtuesve ka mbetur në tokë pa ndjenja. Kanë qenë kalimtarët ata që janë munduar t’i vijnë në ndihmë. Sipas dëshmitarit, drejtuesi tjetër ka qenë i vetëdijshëm por i plagosur rëndë. “Janë përplasur dy motorë te Rruga e Kavajës, njeri është rëndë. Ka 15 minuta që nuk lëviz, ambulanca si gjithmonë 20 minuta pa ardhur. Njeri reagon po vetëm ulërinte nga dhimbjet, tjetri as jepte as merrte”, ka thënë dëshmitari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu