Gripi në vend, ISHP: Është më agresiv, me raste të rënda. Piku në janar

0
Gjigandi

Ekspertët e shëndetit publik thonë se ndryshe nga dy vitet e shkuara, rastet më të rënda aktualisht janë ata që preken nga gripi, i cili sivjet duket edhe më agresiv pas virusit Covid-19.

Me fillimin e dimrit, në Shqipëri ka hyrë zyrtarisht edhe gripi. Prej muajit tetor kur u evidentua virusi i nëntipit AH1, dhjetëditëshi i parë i dhjetorit, ka shënuar rritje të lehtë të numrit të të prekurve në të gjithë vendin. Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se rritja e rasteve është e lehtë, por zyrtarisht jemi në stinën e gripit.

“Nga rastet e testuara, konfirmohet qarkullimi në vendin tonë i dy nëntipeve të virusit të gripit A, AH1 dhe AH3. Gjithashtu në ajër qarkullon edhe virusi i Covid, por jemi akoma në një situatë normale”, thonë burimet në ISHP.

“Simptomat më të rënda sot janë ato që preken nga gripi. Temperaturë deri në 39, dhimbje fyti, dhimbje trupi deri dhe pneumoni. Ndërsa rastet me covid janë në pjesën më të madhe pa temperaturë. Numri i ditëve të qëndrimit në rastet e infektimit me grip janë deri në 7 ditë, ndryshe nga Covid që karantina është 3-5 ditë. Ndaj kujdes duhet treguar për gripin”, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Edhe mjekët e shërbimit parësor në Tiranë thonë se rastet më të shpeshta që paraqiten për ndihmë mjekësore janë të prekurit me grip, ndërsa Covid zakonisht kalon më lehtë.

RonaTyra

Nisur nga informacionet që përcillen nga rajoni e më gjerë, mësohet se virusi i gripit ka përfshirë pothuajse gjithë Evropën. Sipas informacioneve në ISHP, shtami që po qarkullon sot në rajon është i njëjtë, virusi i tipit A. Burimet zyrtare thonë se piku i infektimeve me grip rrezikon të mbërrijë në muajin janar, si pasojë dhe e uljes së temperaturave.

Ekspertët këshillojnë sidomos pacientët kronikë, të sëmurët me tumor, me HIV, pacientët alergjikë, fëmijët dhe të moshuarit që të shtojnë kujdesin shëndetësor, pasi festat e fundvitit shtojnë rriskun e infektimeve.

‘Ne kemi një rritje të lehtë, por me afrimin e festave të mëdha të fundvitit shtohet rrisku për qarkullimin më të shpeshtë të gripit brenda vendit, si pasojë e hyrje-daljeve”, thonë burimet për gazetën “SI”.

Mjekët këshillojnë që në këtë periudhë të shtohet konsumi i lëngjeve, agrumet e perimet, të shtohet konsumi i vitaminave, si dhe të merren masa për izolimin në shtëpi në rast infektimi me qëllim mospërhapjen e virusit tek të tjerët.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu