Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar
Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas.
Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar.
Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën 5 ose 10 minuta në ndeshjen kundër Kroacisë, por Barcelona kishte ndërhyrë duke ndaluar një gjë të tillë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, i cili në një prononcim sqaroi gjithë rrethanat.
“Për Labinotin e kom çu ftesën edhe ka pranu ftesën me ardhë. Ka qenë një vështirësi, një problem shumë i madh, ngase ka pas interesim edhe nga Kombëtarja e Spanjës edhe këtu ka qenë pak a shumë ai qëndrimi i Barcelonës a do të vjen Labinoti me lujt për Kosovën e si do të bëhet a do të kyçet në lojë edhe mos të harrojmë ka qenë në moshën 16 vjeçare. E kom ftu me lujt kundër Kroacisë edhe Ukrainës, ka qenë në ekip,” ka thënë Bunjaki.
Ai tregoi se si babi i Labinot Kabashit i kishte kërkuar teknikut disa minuta para ndeshjes për të mos e aktivizuar djalin e tij.
“Tash ishte pjesa e lojës, unë e kisha një strategji, një mendim temin që po Labi me lujt, 5 minuta, 10, Labi me lujtë edhe me i mbet Kosovës. “Më thirr baba Fahredini ditën e lojës, baba i Labit edhe më thotë: Albert, e kam një kërkesë edhe prej klubit që mos me aktivizu Labin se i sjell problem në Barcelonë plus që është i ri 16 vjeçar. Edhe ka qenë një vendim shumë i vështirë, ka qenë një vendim shumë i vështirë ngase unë kom mendu që nëse Labin e shti me lujt 5 minuta, ai hyn me lujt 5 minuta edhe i jetë Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjerash Bunjaki.