Në Kongresin Botëror të Celularëve është prezantuar një nga pajisjet më të çuditshme e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kjo pajisje është smartfoni ‘Energizer’ me një super bateri prej 18,000 mAh. ‘Energizer’ është një markë e mirënjohur e baterive, e cila ofron një qëndrueshmëri të pabesueshme. Pikërisht kjo kompani ka bërë të mundur që ta sjellë këtë bateri super të qëndrueshme në një smartfon. Kjo ka qenë një gjetje e madhe dhe duket që do të ketë një interes të madh për publikun. Dihet që të gjithë përduruesit e smartfonëve kanë problemin kryesor kapacitetin e baterisë. Duke qenë se ekrani është i madh dhe përdorimi gjithashtu, bateria është e paqëndrueshme. Pikërisht ‘Energizer’ ka sjellë një produkt që përveç se ka një ekran LCD, 6.2 inç, 6 GB RAM dhe 128 GB hapsirë të brendshme ka dhe tre kamera në anën e pasme të saj.