Për gjeneratat që kanë lindur nag viti 1992 e këndej nuk e kanë idenë as që e dinë se Sylejman Selimi, ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka qenë futbollist dhe në verën e vitit 1999 ka luajtur edhe në klubin me renome Prishtina!
E para, Sylejman Selimi, paraqitjen e parë zyrtare e ka pasur në petkun e Prishtinës dhe si titullar kundër përzgjedhjes së Tetovës pikërisht me 23 korrik të vitit 1999.
Prishtina e kishte fituar këtë takim revyal me rezultat 4:3 apo që shënohet si rikthimi në stadium pas 8 viteve, pasi që ishte i uzurpuar nga bandat serbe.
E dyta, Selimi e ka pasur kryetrajner Ajet Shoshollin. E treta, ai shihet në foto ulur në bankë pas daljes nga loja, ku majtas është Ali Osmani, pastaj Sylejman Selimi, Bahri Berisha dhe Ajet Shosholli!