“Ky është babalja i vërtetë”- Rama flet për projektin e portit të Vlorës: Për punë ditësh nxjerri…

0
“Ky është babalja i vërtetë”- Rama flet për projektin e portit të Vlorës: Për punë ditësh nxjerri…
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama foli sot në Vlorë për projektin e portit dhe procedurat për portin e peshkimit. Rama deklaroi se për punë ditësh do të nxirren dokumentet ndërsa shtoi se më pas pritet të nisin nga puna.

“Portin e Peshkimit po e fillojmë. Bëjmë të gjitha procedurat. Punë ditësh për të nxjerrë dokumentet. Punë ditësh fillojmë nga puna,. Aty do bëhet investim i madh aty afër, Do jetë edhe porti i peshkimit. Edhe tragetet do të spostohen që të kenë një vend të veçantë”,

tha Rama.

Ai u shpreh se shteti është mbështetës ndërsa menaxherët e portit të peshkimit do të jenë vetë qytetarët.

“Do jeni ju që do e menaxhoni. Shteti është thjesht mbështetës. Koha ikën shpejt, punët marrin ndonjëherë më shumë kohë. Jo bie tërmet, jo pandemia, jo lufta, jo u rritën çmimet. Ndonjëherë shtyhen projektet por ne nuk i ndahemi”

RonaTyra

, deklaroi ai.

Në fund Rama u ndal të bënte foto edhe me disa nga personat që ishin në takim me të.

“Ky është babalja i vërtetë jo ai”,

u shpreh Rama me batutë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu