Ka raste kur fryrja e barkut nuk largohet pavarësisht përpjekjeve tona të shumta.
Instruktori i i disa personazheve të njohur, James Duigan, ka zbuluar disa nga shkaktarët e fryrjes së barkut që nuk kanë lidhje me kilogramët e tepërt.
Shkaktarët
Jeta sedentare
Dëshira e vazhdueshme për të ngrënë ëmbëlsira
Teprimi me alkoolin
Përfshirja e shumë ushqimeve të pasura në sheqerna dhe karbohidrate të përpunuara (ëmbëlsira, biskota dhe bukë e bardhë) ose karbohidrate me niseshte (makarona ose oriz) në dietë.
Si të shpëtoni prej tyre:
Konsumoni alkool në sasi të moderuar.
Ndiqni një dietë më të shëndetshme. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe ato me shumë yndyra e sheqer. Konsumoni vezë, mish pa dhjamë, perime dhe fruta, si dhe yndyra të shëndetshme, si avokado, fruta të thata dhe peshk.
Gjeni kohë për t’u stërvitur
Fryrja e barkut si pasojë e stresit
Shkaktarët
Stresi kronik (nivelet e larta të stresit)
I anashkaloni shpesh vaktet
Konsumoni shumë kafe
Vuani nga sindroma e zorrës së irrituar
Ushqeheni jo-shëndetshëm
Si të shpëtoni prej tyre:
Shkoni në shtrat më herët: Mungesa e gjumit ju vendos në gjendje stresi, dhe ky i fundit ndërpret prodhimin e leptinës, hormoni që rregullon oreksin dhe metabolizmin.
Qetësohuni para se të flini: Teknikat e frymëmarrjes, një dush i ngrohtë pse meditimi mund t’ju vijnë në ndihmë në këtë rast. Përpiquni mos të konsumoni kafe në mbrëmje.
Mos e teproni me ushtrimet: Bëni joga, një shëtitje të lehtë ose edhe ushtrime në palestër, por pa e tepruar.
Përfshini magnez në dietë– Magnezi është një mineral relaksues që gjendet tek perimet e gjelbra, frutat e thata.