Kumbulla është kthyer në një idhull për tifozët e Veronës

0
Gjigandi

Marash Kumbulla është kthyer në një idhull për tifozët e Veronës vetëm falë paraqitjeve të shkëlqyera që ka zhvilluar në këtë sezon.

Talenti shqiptar konsiderohet si nga një mbrojtësit më të mirë të Veronës gjatë të gjitha kohërave nga fansat e Veronës. Në një sondazh të kryer nga media “Calciohellas” që qëndron shumë afër klubit verdheblu, fansat e Veronës kanë ngritur në piedestal Kumbullën duke e bërë pjesë të formacionit ideal të gjitha kohërave të Hellas.

Mbrojtësi shqiptar, i cili ka marrë 7.83 % të votave duke formuar treshen e mbrojtjes së bashku me  Domenico Maieta dhe Roberto Tricela. Vlen për tu theksuar se Kumbulla ka lënë pas, ish-mbrojtësin e Milanit, Martin Laursen. Danezi tashmë është 42-vjeç, ndërkohë që është aktivizuar 58 ndeshje me Veronën, ku arriti të shënonte 3 gola.

Në vend të 5-të për sa i përket përqindjeve të votimeve, qëndron mbrojtësi i Kombëtares së Kosovësr Amir Rrahmani. Edhe 26-vjeçari nga Prishtina, ashtu si Kumbulla, kishte zhvilluar një sezon fantastik me verdheblutë deri në momentin e ndërprerjes për shkak të koronavirusit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu