Kukulla për skenat e dashurisë/ “Beautiful”, seria e parë televizive që prodhohet pas izolimit

0
Gjigandi

Beautiful është bërë seria e parë televizive amerikane që është rikthyer në prodhim pas izolimit. Por për të respektuar protokollet shtetërore, të kontesë dhe sektorit, në lidhje me emergjencën Covid-19, është vendosur që të përdoret një zgjidhje gjeniale dhe e guximshme për të filmuar skenat e dashurisë në set.

“Kemi diskutuar shumë në përpjekje për të kuptuar se si t’i bëjmë funksionale këto skena pa shkelur rregullin e dy metrave distancë dhe kemi zgjedhur një kukull, që e kemi përdorur vite më parë si kufomë, ka bërë të ditur producenti ekzekutiv Bradley Bell për New Tork Post. Ai ka treguar për gazetën kthimin në punë dhe pengesat me të cilat përballen.
“Kur po rishikonim skenarin, filluam të identifikonim skenat romantike. Por ato ishin ngado. Pastaj filluam të mendonim si ta zgjidhnim këtë problem. Në përfundim gjetëm kukullën, e rezultoi shumë e leverdisshme. Është një kukull shumë e mirë dhe do ta përdorim me flokë dhe truk për të zëvendësuar disa nga aktoret në skena të caktuara. Do të shohim si do të funksionojë.
Mund të investojmë në më shumë kukulla më pas”, thotë ai. Ndërkohë në setin e xhirimit, numri i personave të pranishëm është i kufizuar, regjisori është i mbrojtur pas një paneli xhami. Për skenat romantike, përveç kukullave, ka edhe një zgjidhje tjetër. Nëse aktorët nuk mund të preken, ky është një problem.
Ndaj, kemi menduar të kontaktojmë me bashkëshortët dhe bashkëshortet e aktorëve, duke u kërkuar atyre të luajnë skenat e puthjeve. Disa janë treguar të gatshëm. Do të bëjnë tamponin dhe do të garantojmë që të jenë të sigurt. Në këtë mënyrë, burrë e grua mund të puthen lirisht. Mund të kemi sërish skena të nxehta në telenovelë me pak truke.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu