Tronditëse/ Nëna monstër shet vajzën e saj 6-vjeçare për një palë atlete, lejoi “blerësin” ta përdhunonte në sy të saj

0
Gjigandi

Mediat amerikane raportojnë një ngjarje të rëndë dhe aspak normale të një nëne 31-vjeçare në SHBA ajo mori një dënim me 23 vite burg, pasi akuzohet se shiti vajzën e saj 6-vjeçare tek një person që njohu online.

31-vjeçarja me origjinë nga qyteti Spokane i Uashingtonit, ia shiti vajzën e saj të vogël një burri që takoi në faqen e takimeve Plenty of Fish, në këmbim të një shume parash me të cilat do blinte një palë atlete sportive origjinale. Po ashtu ajo i kërkoi burrit dhe një shtëpie për të qëndruar.

Por mizoria e nënës nuk mbaroi këtu, pasi para se burri të merrte vajzën, ajo e lejoi atë të filmonte veten duke e përdhunuar 6-vjeçaren.

Prokurorët thanë se burri i quajtur Trever Harder vendosi një kamerë në banesë për të regjistruar sulmin ndaj vajzës, ndërkohë këto pamje më pas ranë në dorë të autoriteteve duke shërbyer dhe në zbulimin e krimit të rëndë.

Harder është në pritje të dënimit pas pranimit të fajësisë, thanë zyrtarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu