Kujton një nga momentet e shfrenuara në shtëpinë e BBV, Beatrix Ramosaj: Mos përdorni drogë djema

0
Kujton një nga momentet e shfrenuara në shtëpinë e BBV, Beatrix Ramosaj: Mos përdorni drogë djema
Gjigandi

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë pa dyshim një prej personazheve më interesantë të shtëpisë së Big Brother VIP.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, ajo krijoi një lidhje me aktorin Donald Veshaj, e cila qe jetëshkurtër, pasi u raportua se dyshja ndanë rrugët menjëherë pas përfundimit të aventurës së Big Brother VIP.

Sido që të jetë, kujtimet brenda ambienteve të shtëpisë, duket se vazhdojnë të jenë në memorien e freskët të bukuroshes Ramosaj.

Së fundmi, ajo ka rishpërndarë në InstaStory një video e cila është publikuar në TikTok, ku shfaqet një prej momenteve të argëtimit të saj, duke kërcyer nën ritmet e këngës “TL”.

RonaTyra

Foto: Beatrix Ramosaj-InstaStory

Duke mbajtur një cigare, Beratrix në atë kohë ishte në një nga momentet e saj më të mira të argëtimit, duke bërë që faqet satirike ta përshkruajnë videon me mbishkrimin: “Epo s’qenka gjë ky bari”.

Dhe me të parë këtë, Beatrix e publikoi videon për fansat e saj në InsatStory, duke shkruar me shaka: “Mos përdorni drogë djema”.

Përndryshe kënga “TL” nën ritmet e së cilës është shoqëruar videoja në fjalë, është shkruar nga ish-i dashuri i saj, Donaldi, para hyrjes në shtëpinë e BBV, si një dedikim për ish-të dashurën e tij, Borën.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu