Kujtim Shala: Ju përgëzoj për përvjetorin e gazetës ‘Bota sot’,  jeni më të mirët 

0
Gjigandi

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, uron 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Shala është shqiptari i parë që ka veshur fanellën e kombëtares së Kroacisë në sfidën revyale kundër SHBA-ve pikërisht me 17 tetor të vitit 1990, kur fituan me rezultat 2:1 në stadiumin në ‘Maksimir’ të Zagrebit  dhe ende pa u shpërbë Jugosllavia, ndeshje që kishte shkaktuar shumë polemika dhe që i kishte nervozuar keq serbët.

Shala ka pasur një karrierë të bujshme, futbollist i Lirisë nga Prizreni, pastaj ka luajtur në Partizan të Beogradit, në KF Prishtina, në Dinamo të Zagrebit, në Rennes të Francës, pastaj në skuadrat e mëdha gjermane, si Stuttgarter Kickers, Chemnitzer, Fortuna Dusseldorf (Gjermani), VfB Leipzig (Gjermani), VfR Mannheim.

“Ju përgëzoj për përvjetorin e gazetës ‘Bota sot’, ju  na informoni që 25 vite me lajme korrekte.

Pasi që unë jam sportist po të drejtohem ty Kemajl, je i vetmi gazetar që e paraqet karrierën time në shkrimet e tua, me një kronologji e autentike, ku nuk mungojnë edhe emocionet në ato shkrime! Ju dëshiroj të qëndroni kështu siç jeni, të gjithëve”, uron emri i madh Kujtim Shala.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu