Kryetari i qytetit italian: Dy klube të Serie A po i fshehin rastet me Covid-19, synojnë ta prishin sezonin

0
Gjigandi

Një teori bizare e konspiracionit po qarkullon në Itali, e shtyrë nga kryetari i Beneventos, Clemente Mastella, e cila thotë se dy klube të Serie A janë duke i fshehur rastet me koronavirus në mënyrë që ta detyrojnë ligën italiane ta përfundojë sezonin para kohe.

Kjo teori u publikua së pari nga gazeta e përditshme “Corriere dello Sport”, në të cilën  redaktori Ivan Zazzaroni shkroi në një kolumnë se dy klube të Serie A janë duke i fshehur rezultatet pozitive me Covid-19, duke pritur t’i tregojnë ato në momentin e duhur për të ndalur gjithçka.

“Disa i vlerësojnë këto thashetheme si të besueshme, por në tokën e dyshimeve, gjithmonë ka dikush i cili është i gatshëm ta quajë stuhi pëshpëritjen”.

Dhe pikërisht kjo ndodhi, pasi sot kryetari i Beneventos Mastella kërkoi hetim të menjëhershëm ndaj shkrimit editorial të Zazzaronit në gazetën italiane.

“Ka shumë tinëzi dhe qëllime të fuqishme për t’u mbrojtur. Jam i zhgënjyer që disa persona janë të gatshëm të përballen me këtë gjendje të pahijshme. Kërkojmë që personat e përfshirë në Federatën e Futbollit dhe merren me konflikte interesi, të mos votojnë”, tha Mastella.

RonaTyra

Benevento është e merakosur se promovimi i klubit në Serie A mund të anulohet, edhe pse prin në krye të renditjes në Serie B me 20 më shumë.

Të premten, 16 nga 20 klube të Serie A votuan që titulli të mos jepet dhe të mos ketë as promovim e as rënie nga liga, nëse sezoni përfundohet para kohe për shkak të Covid-19.

Milani ishte klubi i vetëm që votoi kundër, ndërsa Roma, Lazio dhe Napoli abstenuan. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu