Kryeministri i Estonise : Duhet te hapen negociatat me Shqiperine – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

  Kryeministri i Estonisë, Jüri Ratas i është bashkuar zërave pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut  për anëtarësim në Bashkimin Europain. Ai ka konfirmuar para mediave në Samitin e krerëve të BE, mbështetjen e Estonisë si për për  Shqipërisë ashtu edhe për  Maqedonisë së Veriut. Ratas theksoi se, “sa i përket çështjes së zgjerimit mbështesim fuqimisht hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për t’u dhënë atyre vendeve këtë perspektivë”. Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë në qendër të axhendës dyditore të Samitit të krerëve të BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu