Kryeministri i Estonisë, Jüri Ratas i është bashkuar zërave pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në Bashkimin Europain. Ai ka konfirmuar para mediave në Samitin e krerëve të BE, mbështetjen e Estonisë si për për Shqipërisë ashtu edhe për Maqedonisë së Veriut. Ratas theksoi se, “sa i përket çështjes së zgjerimit mbështesim fuqimisht hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për t’u dhënë atyre vendeve këtë perspektivë”. Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë në qendër të axhendës dyditore të Samitit të krerëve të BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.