Policia sekuestron rreth 21 kg kanabis dhe arreston një person në Krujë.
Blutë bëjnë me dije se falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët se disa shtetas në banesat e tyre mund të kishin lëndë narkotike, ka organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesat e dyshuara.
Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K., pasi në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi h 7.3 kilogramë kanabis. U bë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht për shkak të moshës shtetasi I.B, pasi në banesë ju gjet rreth 1.3 kilogramë kanabis.
Ndërkohë po vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.