Katër persona janë arrestuar nga policia e Krujës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzonin seksualisht një 17-vjeçare.
“Në kudër të operacionit “Nikla” u arrestuan shtetasit E. C. (Ç)., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali, L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre”, sqaron policia.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.