Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar pas operacionit të ushtrisë rusë në qyteti Mariupol në Ukrainë.
Në një njoftim në Twitter, Majko u shpreh se në këtë luftë, perëndimi ende nuk ka një plan, por ka një armik.
“Kujtimi i [Leo] Tolstoit dhe [Alexander] Pushkinit, vajtojnë mbi gërmadhat e qytetit”, ka thënë Majko, teksa publikon një foto nga qyteti Mariupol.
/abc24.al/
Qyteti Mariupol. Pamja e “operacionit special” të Moskës.
Kujtimi i Tolstoit dhe Pushkinit, vajtojnë mbi gërmadhat e qytetit.
Në këtë luftë, Perëndimi ende nuk ka një plan, por ka një armik. pic.twitter.com/SRcUyWSLQW
– Pandeli Majko (@PandeliMajko) March 20, 2022