Mashtrimi me kreditë/ Laze për Syri Tv: Institucionet e drejtësisë duhet të vihen në lëvizje

0
Gjigandi

Editor i Iliridium Media Grup Elio Laze i ftuar ditën e sotme, në emisionin “Kafe shqeto” nga Syri tv ka folur në lidhje me mashtrimin e mikrokredive ndaj qytetarve debitor në koutat e 530%.

Laze ngre gishtin e akuzës mbi institucionet ligjzbatuese që kanë lejuar që nën hundën e tyre kanë lejuar që 100 mijë qytetarë të mashtrohen.

“Këta nuk janë më përmbarim. Këta i thërrasin njerëzit ndër targat e përmbarimit. Kredia është përdorur për t’i faturuar qytetarëve fatura marramendëse. Nuk e kuptoj se si SPAKU, nuk i ka hyrë kësaj çështje. Kreditë marrin shuma marramendëse. Nëse je i rregullt je i mashtruar. Në çdo vend të botës ka një tavan shtetëror. Norma i interesit s duhet ta kalojë kurrë 70 përqindshin e principalit. Ke marrë 7 milionë lek kredi dhe duhet të paguash shumëfish më shumë. Është e tmerrshme që nga këto skema mashtruese, askush nuk pranon të flas. Nga 1 milionë që merr duhet ë paguash 20 milionë. Po cënohet privatësia kombëtare. Nuk e di ku e gjejnë guximin që për një kredi të marrin në telefon gjithë farefisin”, tha Laze.

Ja si ndodh mashtrimi

Qytetarët që kanë marrë kohë më parë kredi dhe ju ka ngelur vetëm një këst i papërfillshëm merren në telefon dhe ju komunikohet se duhet patjetër të paguajnë kredinë sepse është katërfishuar.

RonaTyra

Mjetin e presionit që zgjedhin është nëpërmjet bllokimit të pagës me një vendim me përmbarim dhe të gjithë personat e intervistuar nga Priza.al i lidh vetëm një emër përmbarues, Fatos Alimadhi.

Më shumë se 40 mijë qytetarë po u paguajnë kompanisë “Final” si institucion mikrokredie miliona lekë, me një përqindje të frikshme që shkon në limitet e fajdeve (vepër penale e dënueshme me ligj).

Qytetarët paraqiten në këtë institucion pas bllokimit të pagës për ti detyruar të firmosin dhe të pranojnë të firmosin.

Gazetarët investigativë futen brenda Final SHPK-ADCA-Micro Credit Albania, zbulohet skema e mashtrimit

 

SKEMA MASHTRUESE IBRO-MESKUTI, Redaksionale/ Një klithje e Presidentit dhe arsyet e (mos) publikimit të një lajmi nga mediet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu