SKEMA MASHTRUESE IBRO-MESKUTI, Redaksionale/ Një klithje e Presidentit dhe arsyet e (mos) publikimit të një lajmi nga mediet

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta iu është drejtuar sot me një letër kryeministrit Edi Rama, Kuvendit, Ministrisë së Drejtësisë, SPAK-ut, kreut të policisë dhe disa zyrtarëve të tjerë, duke iu kërkuar që të reagojnë sa më shpejt për mbrojtjen e qytetarëve që identifikohen si debitorë nga subjektet financiare jo banka.
Në letër, Kreu i Shtetit thekson mes të tjerash se “Kjo çështje evidenton problematika të ndryshme veçanërisht lidhur me faktin e rëndë të mungesës së transparencës dhe dijenisë së qytetarëve të konsideruar si “debitorë” për detyrime financiare, e që po shkaktojnë një tronditje të rëndë ekonomike, sociale dhe psikologjike, duke cenuar cilësinë e jetës së shumë familjeve shqiptare”.
Alarmin e ngritur sot nga kreu i shtetit në fakt duhet ta kishin ngritur të tjera institucione. Por ato nuk e bënë. Janë injorantë apo të blerë? Çrëndësi ka kjo. Në çdo rast është kriminale. Dhe kjo vlen për strukturat e shtetit. Megjithatë ka dhe një pushtet tjetër, që e ka marrë këtë titull, pra pushtet, si pasojë e forcës që ka. Bëhet fjalë për pushtetin e medies.
Numri një i shtetit Shqiptar, doli me njoftim zyrtar për shtyp. Shumë pak media e transmetuan. Më e rënda është që pothuajse të gjitha Televizionet Kombëtare, nuk i dhanë hapsirë këtij lajmi.
Këtu nuk është më injorancë. Edhe nëse ti ishe injorant dhe nuk e dije se çpo ndodhte, këtë ta tha Presidenti i Republikës. Por ti sërisht heshte. Pra je bashkpuntor në krim. Në krimin e Arben Meskutit dhe Olsi Ibros.
Në Shqipëri ka emisione investigative në ekrane që kanë licencë kombëtare, të cilët kanë patur si sponsor të emisionit kompaninë ADCA. Pra emisionet që bëhen për “hallin” e popullit, paguhen nga këta që i vjedhin lekët popullit.
Ka televizione të tjera, që pak muaj më parë kanë çuar kamerat tek kioska financiare e Arben Meskutit dhe temën nuk e kanë transmetuar.
Kjo është kriminale. Heshtin ndaj të vërtetës në këmbin të parave. Aq shumë paraja i ka larguar nga gazetaria, aq sa guxojnë të mos transmetojnë dhe vetë Presidentin e Republikës kur ngre alarmin.
Dhe këto media janë burimi i informacionit për qytetarët. Këta fshehës të së vërtetës sot shkuan larg. Nuk bënë lajm për Presidentin e Republikës, se ky foli ndaj skemave që paguhen bosët e mediave.
Illyridium Media Group ka javë që po transmeton me pamje, dokumente dhe dëshmi konktrete skemën që sot Presidenti i Republikës denoncoi publikisht. Zotohemi se do vijojmë ditë pas ditë, që skemën e ngritur nga Arben Meskuti dhe Olsi Ibro nëpërmjet së cilës janë zhvatur mbi 40 milionë USD ta denoncojmë me prova dhe fakte konkrete.
Jemi të bindur dhe besojmë se së shpejti drejtësia do të trokasë në dyert e Olsi Ibros dhe Arben Meskutit dhe qetësia do bjerë tek familjet e hallexhinjve të cilëve i është “pirë” edhe gjaku.
Po mediat që u paguan dhe u ngopën nga lekët që Meskuti-Ibro i vodhën qytetarëve, me çfarë morali do tu drejtohen shikuesve të vet?
Të heshtësh ndaj një krimi është e dënueshme penalisht. Kur bëhet fjalë për media, morali prevalon mbi penalen. Po këta që i kanë bërë të dyja?
Zoti ju faltë shpirtin, kolegë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu