Krimet në vend alarmojnë Ardi Veliun, paralajmëron ‘tërmet’ në Policinë e Shtetit

0
Gjigandi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zhvilluar një takim analizë me drejtues të Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit ku me sa duket ka pasur dhe ngritje tonesh dhe paralajmërime për largime.

Mësohet se pas ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në qarkun e Tiranës dhe të Elbasanit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka zhvilluar një takim analizë me drejtorët e qarqeve dhe grupet hetimore të ngritura për zbardhjen e ngjarjeve. Në takim Veliu ka ngritur tonet dhe ka paralajmëruar largime.

Ai kërkoi një angazhim maksimal te policisë dhe u la detyra konkrete dhe afate për zbardhjen e ngjarjeve. Veliu, sipas burime, ka qenë mjaft i ashpër me vartësit duke u thënë se qëndrimi në detyrë i tyre do të varet nga zbardhja ose jo e këtyre ngjarjeve që tronditën publikun. Ndërkohë mësohet se është bërë një koordinim i punës mes hetuesve të qarqeve dhe atyre të Drejtorisë së Përgjithshme. Veliu ka kërkuar një angazhim më të madh në kontrollin e territorit si edhe punë më të madhe për parandalimin e ngjarjeve.

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm është hartuar një plan masash për kontroll territori duke ngritur postblloqe që kontrollojnë personat që janë në kërkim apo që qarkullojnë me armë. Po ashtu Veliu ka kërkuar që policia të mbajë nën vëzhgim personat me precedentë kriminalë apo ata që kanë tendencë për t’u përfshirë në aktivitete të paligjshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu