Kalidou Koulibaly ka thënë se do të dëshironte të qëndronte te Napoli gjithë jetën, por nuk mund të bëj premtime, ndërsa ka folur edhe për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Mediat italiane raportojnë se ofertat nga Manchester City, Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë më së shumti 60 milionë euro, ndërsa çmimi i kërkuar mbetet 75 milionë euro.
Kështu, reprezentuesi i Senegalit është i gatshëm për të diskutuar një kontratë të re me Napolin, klub ku thotë se dëshiron të mbetet gjithë jetën.
“Do të doja të qëndroja te Napoli për gjithë jetën, por nuk mund të bëj premtime”, ka thënë fillimisht Koulibaly.
“Unë jam pjesë e projektit dhe në fund të sezonit do të flas me drejtorët. Tani për tani, mendja ime është 100 për qind në fushë”.
Ende në garë për vendin e pestë, Napoli luan gjithashtu kundër Barcelonës në raundin e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, pasi barazuan në ndeshjen e parë 1-1.
“Ne kemi shanset tona dhe nuk duhet të gabojmë”.
“Gennaro Gattuso ka të drejtë, nganjëherë na mungon mentaliteti i duhur, por do ta përmirësojmë atë aspekt falë këshillave të tij”, përfundoi mbrojtësi.