Produktet serbe kanë nisur të rikthehen në tregun e Kosovës, por jo edhe prodhimet e kësaj të fundit në Serbi.
Që nga 1 prilli kur ka filluar implementimi i reciprocitetit, nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 35 milionë euro, ndërsa eksporti ishte 3.7 milionë.
Shoqatat e bizneseve tregojnë se barrierat e vazhdueshme jo tarifore të vendosura nga shteti fqinj kanë ndikuar në uljen e eksporteve kosovare në vazhdimësi.
Rënia më e madhe e importit nga Serbia është shënuar pas aplikimit të vendimit për masën e dytë të reciprocitetit që hyri në fuqi më 1 qershor.
Me këtë vendim, listës së prodhimeve që nuk pranoheshin të hynin në Kosovë pa ju referuar Kosovës si Republikë iu shtuan përveç prodhimeve me prejardhje bimore dhe shtazore, edhe ato industriale.
Megjithëse ishte kundër vendosjes së masave nga Qeveria, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane tregon se ato ndikuan në rritjen e prodhimit vendas.
Serbia edhe në hulumtimet e BE-së rezulton të jetë shteti që krijon më së shumti barriera jotarifore ndaj prodhimeve kosovare.
Ndërsa Kosova shfuqizoi çdo masë me 6 qershor.
Burimi: top-channel.tv