​AME, memorandum mirëkuptimi për SMS në raste emergjente

0
​AME, memorandum mirëkuptimi për SMS në raste emergjente
Gjigandi

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Telekomi i Kosovës dhe IPKO nëpërmes memorandumit të mirëkuptimit, të nënshkruar sot, janë pajtuar që Telekomi i Kosovës dhe IPKO t’i ofrojnë AME-së shërbimet SMS për qytetarët, për të paralajmëruar apo alarmuar në raste të emergjencave, fatkeqësive apo krizave.

Me këtë rast, Telekomi i Kosovës dhe IPKO, në emër të bashkëpunimit, do të ofrojnë listën me numra nga databaza e të dhënave të klientëve për AME-në.

Shërbimi do të bëhet pa pagesë dhe asnjë lloj kompensimi.

Lista do të përditësohet në baza mujore, në një mënyrë të përshtatshme për të cilën pajtohen palët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu