Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi sot ka mbajtur një takim me Federatën e Ragbit të Kosovës.
Dumoshi ka nënshkruar kontratë me federatën në fjalë, duke premtuar mbështetje maksimale si dhe gjetjen e një hapësire për ndërtimin e një fushe për zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.
“Kënaqësi të takojmë sot Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi, me të cilën nënshkruam kontratën në mes kësaj ministrie dhe federatës sonë.
Ministrja Dumoshi premtoi mbështetje të mëtutjeshme ndaj federatës sonë për zhvillimin e sportit të Ragbit në Kosovë dhe poashtu në zgjidhjen e lokacionit të përhershëm të stadiumit të Ragbit në Prishtinë. Ajo poashtu na tërhoqi vëmendjen që të bëjmë kujdes në respektimin e rekomandimeve të sigurise shëndetësore kur ne ti kthehemi aktivieteve tona sportive”, thuhet në njoftimin e Federatës së Ragbit të Kosovës.