‘Rolex’ të shtrenjtë për gjithë ekipin, lamtumira 500 mijë euroshe e Haaland

0
‘Rolex’ të shtrenjtë për gjithë ekipin, lamtumira 500 mijë euroshe e Haaland
Gjigandi

Kur u largua nga Borussia Dortmund, Erling Haaland bëri një investim të madh për dhurata lamtumire. Çdo shok skuadre dhe të gjithë njerëzit në shërbim të BVB morën ora luksoze nga norvegjezi.

Pas dy vitesh e gjysmë në shërbim të verdhiznjve të Bundesligës, Erling Haaland u përshëndet kështu me ata që e rritën, e mbështetën aq shumë. Në mënyrë të duhur, ai shënoi edhe një gol në ndeshjen e tij të fundit. 86 gola (dhe 23 asiste) në 89 ndeshje mbeten një rekord i jashtëzakonshëm i tij me Borussia Dortmund.

Çdo shok ekipi individualisht mori një model “Rolex Submariner”. Një orë që kushton nga 13.000 deri në 15,000 euro. Të 33 lojtarët e ekipit e morën si dhuratë këtë gjë të çmuar prej tij, të dekoruar me një gdhendje personale. Orët ishin të ambalazhuara në kuti të posaçme, të bëra posaçërisht, ku ndër të tjera shfaqej edhe një foto me numrin e fanellës së sulmuesit.

Sikur kjo të mos ishte mjaft e shtrenjtë, kishte gjithashtu një orë për të punonjësit në shërbim të Borussia Dortmundit. Më shumë se 20 punonjës, përfshirë përgatitësit fizikë, kuzhinierë dhe mbikëqyrës, ishin të kënaqur me një model “Omega Speedmaster Professional”. Çmimi i tyre? Midis 5000 dhe 7000 euro për çdo orë.

Gjithashtu, në paketë-dhuratë përfshihej, sigurisht shërbimi personal i montimit për çdo lojtar dhe punonjës. Dy limuzina nga Holanda thuhet se kanë sjellë dërgesën e vlefshme te BVB me porosi të Haaland. Dhurata lamtumire për të cilat 21-vjeçari shpenzoi rreth 500.000 euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu